Këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka ndezur rrjetin me disa fotografi të reja që ka ndarë me ndjekësit në Instagram.
Modelja ndodhet aktualisht në Paris, ku po shijon disa ditë relaksi dhe luks në një hotel të njohur në kryeqytetin francez.
Në njërën nga fotografitë më të komentuara, Morena shihet e shtrirë në shtrat bashkë me një mashkull, në një ambient që duket qartë se është një suitë hoteli e sofistikuar.
Dyshja duken të relaksuar dhe në momente intime, teksa fotoja është realizuar përmes pasqyrës që ndodhet përballë shtratit, duke krijuar një efekt të veçantë artistik dhe personal.
Në fotot e tjera, Morena shfaqet e veshur me një fustan elegant saten ngjyrë blu të errët, me aksesorë të shndritshëm dhe taka të kuqe, duke dëshmuar edhe një herë stilin dhe shijen e saj plot finesë.