Arte

FOTO HISTORIKE/ Beteja për ҫlirimin e Tiranës, 17 nëntor 1944

Shkruar nga Liberale
FOTO HISTORIKE/ Beteja për ҫlirimin e Tiranës, 17 nëntor 1944

Foto më 17 nëntor 1944

Më 17 nëntor 1944, pas 19 ditësh luftimesh të ashpra, Tirana u çlirua nga forcat e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Brigadat sulmuese, përfshirë Brigadën e I dhe të VIII, kryen një ofensivë të pamëshirshme kundër forcave gjermane të rrethuara. Betejat më të ashpra u zhvilluan në qendër të qytetit, rreth ndërtesave të ministrive qeveritare dhe bankave. Megjithëse ishin krijuar të gjitha kushtet për të shkatërruar ose kapur këto forca armike, gjermanët, duke përfituar nga errësira e natës, dolën nga rrethimi dhe u riorganizuan në Fushën e Aviacionit. Prej andej, pasi u organizuan për një marshim, ata u zhvendosën drejt Vorës dhe më pas Shkodrës. Trupat e fundit gjermane që po tërhiqeshin nga Tirana u sulmuan përgjatë rrugës Tiranë-Vorë-Laç.

Çlirimi i Tiranës shënoi kulmin e ofensivës për çlirimin e plotë të Shqipërisë.

Përgatiti : Hemelita Boriҫi

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH