Aktualitet

BILANCI i 9 viteve Reformë në Drejtësi

Shkruar nga Liberale

BILANCI i 9 viteve Reformë në Drejtësi

Një nga reformat më të rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar, ajo në drejtësi, mbush më 22 korrik plot 9 vite. Përmes kësaj reforme u hap rruga për verifikimin e thelluar të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të sistemit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Në total, 805 subjekte u përfshinë në procesin e rivlerësimit; prej tyre, 268 u shkarkuan nga detyra, ndërsa 105 të tjerë u tërhoqën vetë, duke shmangur përballjen me vetingun.

Gati gjysma e subjekteve të rivlerësuara, saktësisht 373 nga 805, e kaluan me sukses vetingun dhe u konfirmuan në detyrë.

Komisioneri Publik ishte institucioni që përfaqësonte interesin publik duke ankimuara vendimet e vetingut për magjistratët, për të garantuar integritetin dhe transparencën e procesit mandate i tij përfundoj në janar të 2025 dhe kompetencat e tij i mori SPAK.

Nga ana tjetër në shkallën tjetër të vetingut në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u regjistruan 417 çështje që nuk ishin dakord me vendimet e shkallës së parë të vetingut. Deri më tani janë dhënë në total 355 vendime dhe në pritje janë 63 çështje ku 8 janë më statusin në gjykim dhe 55 të tjera në përgatitje për gjykim të cilat pritet të mbyllen deri në qershor 2026.

E gjithë reforma u monitorua dhe mbështet nga misioni ndërkombëtar OMN për të garantuar transparencë dhe drejtësi.

Por ndërsa ky proces po shkon drejt fundit, zëvendësimi i të larguarve me gjyqtarë të rinj mbetet një sfidë kryesore.

Shqipëria ka 272 gjyqtarë dhe 221 prokurorë, ndërsa nevojiten përkatësisht 417 dhe 341, duke krijuar mungesa prej 145 gjyqtarësh dhe 120 prokurorësh.

Me rreth 11 gjyqtarë për 100,000 banorë, Shqipëria qëndron shumë poshtë mesatares evropiane prej mbi 17 gjyqtarësh për 100,000 banorë.

Gjatë vitit 2024, SPAK regjistroi 65 hetime të reja dhe ka nën hetim më shumë se 844 persona, përfshirë 33 ish-zyrtarë të lartë, nga të cilët 19 janë dërguar në gjykatë. Ndërsa aktualisht vijon të trajtojë dosje të nxehta të drejtësisë në vend.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH