Arte

FOTO HISTORIKE/ “Persekutimi Komunist”

Shkruar nga Liberale
FOTO HISTORIKE/ “Persekutimi Komunist”

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri u vendos regjimi komunist, i udhëhequr nga diktatori Enver Hoxha, i cili zgjati gati gjysmë shekulli dhe solli pasoja të rënda në jetën e qytetarëve të saj. Regjimi kreu persekutim politik të përhapur përmes burgosjeve, internimeve dhe ekzekutimeve. Sipas të dhënave zyrtare, mbi 59,000 shqiptarë u dërguan në kampe internimi, mbi 34,000 u burgosën për arsye politike, rreth 6,000 u ekzekutuan dhe shumë të tjerë vdiqën ose u zhdukën pa lënë gjurmë.

Në të gjithë vendin, vepronin dhjetëra burgje dhe kampe internimi, ku të paraburgosurit iu nënshtruan torturave brutale, duke përfshirë urinë, rrahjet, goditjet elektrike, djegiet dhe akte të tjera çnjerëzore. Regjimi synonte të shtypte çdo opozitë dhe të parandalonte çdo përpjekje arratisjeje nga vendi.

Në këtë fotografi bardhë e zi, një moment i hidhur si pushkatimi i një njeriu, si shumë prej të cilëve guxuan të dëshmonin të vërtetën e tyre edhe duke e ditur që kjo do ti ҫonte në humbje të mëdha, është ngrirë në atë fraktal kohor duke na kërkuar të reflektojmë për ҫdo plumb të hedhur padrejtësisht që në mënyrë mizore ka rrëmbyer dhuratën më të ҫmuar të njeriut, jetën.

Përgatiti : Hemelita Boriҫi

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH