Rënia e skemave piramidale, të cilat përpinë rreth 1.2 miliardë dollarë nga kursimet e shqiptarëve, shkaktoi një krizë të thellë financiare dhe sociale në vend. Opozita përfitoi nga situata e rëndë duke e kanalizuar pakënaqësinë publike në protesta politike, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe të Presidentit Berisha. Pamundësia e shtetit për të menaxhuar krizën, e kombinuar me dezertimin e përhapur brenda ushtrisë, çoi në prishjen e rendit publik. Kontrolli ra në duart e të ashtuquajturve Komitete për Shpëtimin Publik dhe bandave të armatosura,veçanërisht në rajonet jugore ku epiqendra e rebelimit ishte qyteti i Vlorës.
Kjo fotografi pasqyron qartë gjendjen e kolapsit financiar në Shqipëri pas rënies së firmave piramidale në vitin 1997. Në ato rrugë të shkreta dhe njerëz që përpiqen të përshtaten me realitetin, duket qartazi një foshnje e braktisur, një moment i cili simbolizon kulmin e krizës financiare dhe dorëzimit njerëzor. Ajo foshnjë mishëron një brez të tërë të lindur në mes të kaosit, një dëshmitare e pafajshme e shpresës që ngrihet nga rrënojat. Ajo pasqyron një rini të rritur në dhimbje, mungesë dhe pasiguri, por që mbart brenda forcën për të mbijetuar dhe ëndrrën për një të nesërme më të drejtë.
Përgatiti : Hemelita Boriҫi