Peneli i Artur Muharremit është shumë shprehës dhe transmeton ngrohtësi shpirtërore. Ai duket si një “Da Vinçi” modern!
Vepra më lart "Mona Lisa" është një version ndryshe i Artur Muharremit e realizuar në vitin 1990, nga ajo e Leonardo Da Vinçi (1503).
Artur Muharremi u lind më 2 qershor 1958 në Pogradec dhe është piktor i njohur e kineast shqiptar.
Pasi diplomohet për pikturë në degën e skenografisë në Akademinë e Arteve në Tiranë nga 1983, ka punuar si regjisor-piktor, duke pasur një ndikim të konsiderueshëm si piktor dhe producent përmirësimin cilësor të filmit të animuar në Sektorin e Filmit Vizatimor në Kinostudion “Shqipëria e Re”, duke realizuar një numër të konsiderueshëm filmash të animuar si autor, si dhe disa në bashkepunim me emrat më të njohur të kësaj kinemaje, si Vlash Droboniku, Bujar Kapexhiu.
Në vitin 1991, Artur Muharremi hapi ekspozitën e tij të parë në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Veprat e artit që ai prezantoi aty karakterizoheshin nga një mjedis metafizik dhe një zbrazëti që pasqyronte situatën politike dhe sociale të Shqipërisë së asaj kohe.
Më pas, Artur Muharremi emigroi në Greqi, ku pikturoi dhe krijoi spote publicitare për një studio private televizive, “ARTOON STUDIO”, të regjisorit dhe producentit Niko Vergjitsi.
Artur Muharremi është fitues çmimesh kombëtare të rëndësishme dhe prestigjioze ndërkombëtare, SHBA, Francë, Itali, Japoni, Greqi, Kroaci apo Kanë.
Sot, 66-vjeçari Muharremi vlerësohet si një nga piktorët më të rëndësishëm bashkëkohorë shqiptarë.