Arte

FOTO HISTORIKE/ "Dy anët e një monedhe" - Shqipëria nën ndikimin e shtetit Italian

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ "Dy anët e një monedhe" - Shqipëria

Porti i Durrësit 7/8 Prill 1939

Pushtimi Italian i Shqipërisë (7-12 Prill 1939) ishte një fushatë e shkurtër ushtarake e nisur nga Mbretëria e Italisë kundër Mbretërisë së Shqipërisë. Konflikti buronte nga ambiciet imperialiste të diktatorit italian Benito Mussolini, i cili kërkonte të zgjeronte ndikimin e Italisë në Ballkan

Në mëngjesin e 7 prillit 1939, trupat italiane zbarkuan në disa qytete bregdetare të Shqipërisë, duke përfshirë Durrsin, Vlorën, Shëngjinin dhe Sarandën. Pavarësisht rezistencës së kufizuar nga pjesë të ushtrisë shqiptare dhe civilëve vendas, forcat italiane shpejt i mposhtën mbrojtësit për shkak të armatimit dhe organizimit të tyre superior.

Mbreti Zog I, i cili kishte refuzuar ultimatumet e Italisë që kërkonin nënshtrim, u detyrua të largohej nga vendi më 8 prill me familjen e tij në Greqi. Më 12 prill 1939, nën presion, parlamenti shqiptar shpalli bashkimin e Shqipërisë me Mbretërinë e Italisë kështu Shqipëria u bë një protektorat italian, i lidhur në bashkim personal me kurorën italiane, ndërsa Musolini instaloi një qeveri besnike ndaj Romës. Kjo shënoi fundin e përkohshëm të pavarësisë së Shqipërisë.

FOTO HISTORIKE/ "Dy anët e një monedhe" - Shqipëria

Ushtar Italian duke punuar tokat shqiptare, si shumë mijëra të tjerë që arritën të mbesin gjallë. Pranverë/Verë viti 1944.

Më 8 shtator 1943, Italia fashiste u dorëzua zyrtarisht ndaj forcave aleate. Dorëzimi pa kushte, i shpallur nga Marshalli Pietro Badoglio nëpërmjet Radio Algjerit, zbatohej për të gjitha forcat ushtarake italiane, përfshirë ato të stacionuara jashtë Italisë.

Pas dorëzimit, shumë ushtarë italianë mbetën të pambrojtur dhe u bënë shënjestra të hakmarrjeve të ashpra nga ish-aleatët e tyre gjermanë. Në Shqipëri, vendasit hapën shtëpitë e tyre për këta ushtarë të pambrojtur, duke i strehuar dhe duke i ndihmuar shumë të ktheheshin në Itali, ky një gjest humanitar që la një përshtypje të pashlyeshme tek ata që e përjetuan atë.

Përgatiti : Hemelita Boriҫi

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH