Arte

Një AUTOPORTRET i Arif Lushit, sot në ditëlindjen e mjeshtrit të pikturës

Shkruar nga Liberale

Një AUTOPORTRET i Arif Lushit, sot në ditëlindjen e mjeshtrit

Nga Skënder Boshtrakaj *

Krijimtaria e mjeshtrit Arif Lushit përfaqëson një ekspresionizëm të fuqishëm, ku peizazhet, figurat dhe portretet shformesohen përmes analizës për t'u sintetizuar në forma që përçojnë esencën e tyre dhe natyrën e artistit.
Ngjyra nuk është thjesht një mjet, por një dashuri përmes së cilës ai shpreh një dritë që kujton impresionistët (dhe jo vetem) klasikë dhe me një fuqi ekspresive, krejt personale, fuqishëm depërton në thellësitë e shpirtit.

Dinamika e penelatave të tij krijon një ndjenjë lëvizjeje dhe energjie, duke i ftuar shikuesit të angazhohen me universin e tij emocional. Me mjeshtëri të dorës dhe një vizion modern që nuk plaket, Lushi e kthen realitetin në abstraksion, duke e bërë artin e tij një reflektim të thellë mbi ndjenjat dhe përvojën njerëzore.

Një AUTOPORTRET i Arif Lushit, sot në ditëlindjen e mjeshtrit

Vepra e tij shquhet për harmoninë mes ndriçimit nga brenda, dhe fuqisë së formës, ku çdo element shërben për të përçuar një ndjenjë ose mendim. Kjo qasje e bën krijimtarinë e Lushit një eksplorim të vazhdueshëm të shprehjes artistike, ku tradita dhe modernizmi bashkohen në një vizion të “pakohë”!

*  Sot në ditëlindjen e piktorit, Arif Lushi ka lindur në qytetin e Librazhdit më 15 qershor të vitit 1959

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH