Sara Hoxha po shijon jo vetëm verën, por mesa duket edhe shoqërinë e një emri të ri që po përflitet gjithnjë e më shumë pranë saj: biznesmeni Erik Fullani.
Dyshja është fotografuar së fundmi në bregdet, në momente të qeta dhe mjaft të afërta, duke nxitur spekulime për një lidhje të mundshme mes tyre. Në një imazh të publikuar nga “Anabel”, Sara dhe Erik duken shumë pranë gjatë një dite në plazh, çka ka mjaftuar që rrjetet sociale të “ziejnë” me komente e dyshime.