Showbiz

Diddy pret falje nga Trump/ A do të ndërhyjë ish-presidenti për mikun e tij?

Shkruar nga Liberale.al

Diddy pret falje nga Trump/ A do të ndërhyjë ish-presidenti

Sipas një raporti nga Page Six, ish-presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë për t’i dhënë një falje presidenciale reperit Sean “Diddy” Combs, i cili është dënuar për dy akuza për prostitucion.

Një burim nga administrata i tha “Deadline” se Trump po e merr “seriozisht në konsideratë” këtë falje, pasi Combs u shpall fajtor për dy akuza që lidhen me prostitucionin, secila me një dënim maksimal prej 10 vitesh burg.

Megjithatë, një burim tjetër tha për Page Six: “Shtëpia e Bardhë nuk do të konfirmojë apo mohojë falje që mund të ndodhin ose jo.”

Trump, 79 vjeç, për herë të parë e shprehu këtë ide në maj, gjatë gjykimit të Combs për trafikim seksual. Ai tha: “Sigurisht që do të shikoja faktet nëse mendoj se dikush është trajtuar padrejtësisht, pavarësisht nëse i pëlqej apo jo.”

Trump shtoi gjithashtu: “Nuk do të ndikonte fare te unë.” Ai foli edhe për marrëdhënien e mëparshme me Combs: “Dikur më pëlqente shumë, por mendoj se kur kandidova për politikë, ajo marrëdhënie u prish. Kjo është ajo që kam lexuar,” – tha ai. “Nuk më ka thënë vetë, por kam lexuar disa komente pak të këqija në media.”

Megjithëse Combs, 55 vjeç, u shpall i pafajshëm më 2 korrik për akuzat më të rënda për trafikim seksual, ai u gjet fajtor për dy akuza të ndara për prostitucion.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH