Showbiz

Xheneta flet për përballjet me Gjestin: Më shmanget si me frikë...

Shkruar nga Liberale.al

Xheneta flet për përballjet me Gjestin: Më shmanget si me

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka ndarë së fundmi disa detaje të pazakonta rreth marrëdhënies së saj me Gjestin, një tjetër ish-konkurrent i spektaklit. Në një lidhje live në TikTok, Xheneta zbuloi se është përballur disa herë me të, si në ambientet e Top Channel, ashtu edhe në palestër.

“Kur kuptova në çfarë ore ushtron, e ndryshova orarin. Nuk doja të përplaseshim,” tha Xheneta, duke lënë të kuptohet se kontakti mes tyre është ftohur pas përfundimit të spektaklit.

Megjithatë, ajo tregoi se ka ruajtur një minimum korrektësie, pasi i ka dërguar një mesazh urimi për ditëlindje, por nuk ka marrë përgjigje.
“Ia kam uruar ditëlindjen me mesazh. I urova suksese, por nuk më është përgjigjur. S’ka problem, kemi ngrënë bukë bashkë,” u shpreh ajo me ironi.

Xheneta shtoi se në takimet e rastësishme me Gjestin, ai shfaqej në siklet dhe përpiqej ta shmangte:
“Kur më pa live, më shikonte sikur kishte frikë. I thashë: aman, s’do të të mbys, ka mbaruar Big Brother.”

 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH