Aktorja e njohur turke Cemre Baysel ka habitur fansat me një rrëfim shumë personal. Ajo ka zbuluar se për 8 vite me radhë ka jetuar me një masë në gjoks, të cilën e kishte mbajtur të fshehtë nga publiku. Ditët e fundit, aktorja iu nënshtrua një operacioni urgjent në një spital privat në Turqi, dhe fatmirësisht, gjithçka ka kaluar me sukses.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, Baysel tregoi se ndërhyrja ishte e pashmangshme, pasi masa kishte nisur të rritej.
“Mos u shqetësoni, gjithçka shkoi me sukses… ne kemi kaluar shumë më tepër”, – tha aktorja me buzëqeshje, duke qetësuar ndjekësit e saj të shumtë.
Sipas burimeve pranë saj, bëhet fjalë për një kist benign, i cili ishte mbajtur nën kontroll prej vitesh, por mjekët këshilluan heqjen për të shmangur çdo rrezik në të ardhmen.
Aktorja ka falënderuar publikisht ekipin mjekësor dhe të gjithë ata që i qëndruan pranë me mesazhe mbështetjeje. Ajo theksoi se procesi i rikuperimit po ecën mirë dhe se ndihet e lehtësuar që gjithçka ka përfunduar.