Në pikturën më lart, artistja e mirënjohur Xheneta Kadillari ka pasqyruar madhështinë e natyrës shqiptare përmes majës së thepisur të 'Kunorës', e zhytur në dritë të artë dhe të rrethuar nga qetësia mbresëlënëse e maleve.
Xheneta Kadillari, e lindur në vitin 1959 dhe e diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë (1978). Artistja është vlerësuar me disa çmime gjatë karrierës, ku veçojmë Medaljen e Bronxtë në Bienalen e 15-të të piktorëve të vendeve të mesdheut në Aleksandri, në vitin 1984; Medaljen e Argjentë në konkursin e 37-të të Akademisë Europiane të Arteve në Genblaux të Belgjikës (2007); si dhe medaljen “Naim Frashëri”, akorduar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë në vitin 1989.
Me kohë artistja e ka krijuar profilin artistik. Në shtator të vitit 2010 merr çmimin “Pelod” nga Qendra e Artit “DEA”, çmimin e dytë në konkursin Ndërkombëtar “Vangjush Mio”.
Ka bërë 14 ekspozita vetiake dhe shumtë të tilla me bashkautorë brenda dhe jashtë vendit.
Xheneta është koloriste. Të rrallë janë ata piktorë që meritojnë një titull të tillë. Tek piktorja kjo shpërfaqet së brendshmi, vjen nga ajo pasuri e madhe, që ka vendlindja e saj, Shkodra si kryeqendër e hershme kulture.