Globi

Dita e GJASHTË e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, Trump, “regjimi mund të bjerë”! Teherani: Nuk do të dorëzohemi

Shkruar nga Liberale

Dita e GJASHTË e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, Trump, “regjimi

Lufta midis Izraelit dhe Iranit mbylli ditën e gjashtë të konfliktit. Shpërthime të reja kanë tronditur qytetet e Tel Avivit dhe Teheranit, duke nxitur frikën e një përshkallëzimi rajonal. Ndërkohë, nga Shtetet e Bashkuara, Presidenti Donald Trump bëri sërish thirrje për "dorëzimin pa kushte të Iranit", duke deklaruar se Uashingtoni ka "kontroll të plotë të qiellit".

Aktivistë të të Drejtave të Njeriut thanë se në Iran janë rreth 600 viktima të konfirmuara. Teherani njoftoi se ka lëshuar raketa hipersonike, ndërsa Khamenei deklaroi, "Ne do ta ndëshkojmë Izraelin, nuk do të dorëzohemi".
Nga ana tjetër ish-presidenti Donald Trump theksoi se: "Regjimi mund të bjerë, por një marrëveshje është ende e mundur. Për sulmin nuk kam vendosur ende". "Nuk ka prova se Irani kishte armë bërthamore".

Bisedimet Gjermani-Francë-Mbretëri e Bashkuar-Iran të premten

Ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës, Britanisë (e ashtuquajtura E3) dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas do të zhvillojnë bisedime bërthamore me Iranin në Gjenevë të premten, raportoi Reuters në faqen e saj të internetit, duke cituar një burim diplomatik gjerman. Ministrat do të takohen së pari me Kallas në konsullatën gjermane në Gjenevë, pastaj do të kenë një takim të përbashkët me ministrin e jashtëm iranian, shtoi burimi. Plani u dakordësua me Shtetet e Bashkuara, theksoi ai.

Perëndimorët po largohen nga Izraeli

Shërbimet konsullore spanjolle në Izrael po organizojnë evakuimin me rrugë tokësore, përmes Jordanisë, të qindra spanjollëve, përfshirë turistë të bllokuar nga përshkallëzimi i konfliktit me Iranin, raportuan burime diplomatike, të cituara nga agjencia Efe. Data në të cilën ata do të largohen nga Izraeli nuk është caktuar ende, por qindra qytetarë spanjollë kanë kërkuar ndihmë konsullore për t'u larguar nga vendi. Ata do të udhëtojnë me rrugë tokësore përmes Jordanisë, për të arritur në aeroportin e Amanit dhe për t'u riatdhesuar me fluturime ushtarake spanjolle, sipas burimeve të cituara.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të premten për të diskutuar konfliktin Iran-Izrael

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të premten për të diskutuar konfliktin e vazhdueshëm midis Izraelit dhe Iranit, njoftuan vendi i Amerikës së Jugut, Gujana, dhe presidenti i Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kjo seancë e dytë u kërkua nga Irani me mbështetjen e Rusisë, Kinës dhe Pakistanit, tha një diplomat për Agence France-Presse të mërkurën.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një "marrëveshje" me Iranin "është ende e mundur". "Irani dëshiron të vijë të më shohë në Shtëpinë e Bardhë", këmbënguli ai në përgjigje të gazetarëve. Trump njoftoi gjithashtu një takim të ri në Dhomën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë. Udhëheqësi amerikan gjithashtu la të kuptohej për ekzistencën e një "plani" të gatshëm në rast të rënies së regjimit iranian. "Ne kemi një plan për gjithçka, por do të shohim se çfarë ndodh", tha ai në përgjigje të gazetarëve që e pyetën nëse ishin gati në rast të rënies së regjimit. "Ndoshta", vazhdoi ai, pa specifikuar se për çfarë po fliste, "do të përfundojë shumë shpejt". Megjithatë, Donald Trump nuk ka marrë ende një vendim për pjesëmarrjen amerikane në luftën e Izraelit kundër Iranit. Presidenti shpjegoi se kishte "një ide" se çfarë të bënte, por gjërat ndryshojnë shpejt dhe "mund të shkosh nga një ekstrem në tjetrin", tha ai, sipas CNN. Trump tha gjithashtu se një takim i ri është planifikuar pas një ore në Dhomën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH