Kosova

E RËNDË/ 20-vjeçari nga Kosova humb papritur jetën në Dhërmi, kishte ardhur për pushime me shokët

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ 20-vjeçari nga Kosova humb papritur jetën në

Një 20-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën ditën e djeshme, më 14 korrik pranë një plazhi në Dhërmi.

Policia bën me dije se i riu  Anid Samir Hoxha, dyshohet se humbi jetën për shkaqe natyrale. Por do të jetë autopsia mjekoligjore çka do të përcaktojë shkakun e vdekjes së të riut.

Autopsia mjekoligjore do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Mësohet se i riu ndërroi jetë teksa ndodhej në fushën e volejbollit në afërsi të plazhit në Dhërmi.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 14.07.2025, pranë një plazhi në Dhërmi, në fushën e volejbollit, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale shtetasi A. H., 20 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhej me pushime së bashku me shoqërinë e tij.

Autopsia mjekoligjore do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH