Kosova

Tragjedia në Gjakovë/ Bien nga kati i tretë i ndërtesës ku punonin, njëri ish-ushtar i UÇK-së: Kishte humbur vëllain në luftë!

Shkruar nga Liberale

Tragjedia në Gjakovë/ Bien nga kati i tretë i ndërtesës

Dy persona vdiqën sot në vendin e tyre të punës.

Ngjarja tragjike ndodhi në Gjakovë, teksa po punonin në një objekt i cili ishte duke u ndërtuar.

Ata ranë nga kati i tretë i këtij objekti.

Njëri prej viktimave është Hazir Jakupi, i cili kishte qenë edhe ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë e bëri të ditur Sokol Bashota, ish-epror i UÇK-së.

Postimi i Sokol Bashotës

Lajmi për vdekjen tragjike në vendin e punës të Daut Bajraktarit nga Jashanica dhe Hazir Jakupit, vëllait të dëshmorit Fitim Jakupi nga Caraviku, ishte një goditje e rëndë dhe e dhimbshme për të gjithë ne.
Hazir Jakupi, pas rënies heroike të vëllait të tij Fitim Jakupi, nuk qëndroi mënjanë, rrëmbeu armën e tij dhe iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ndjekur idealin dhe gjakun e vëllait për liri. Sot, Haziri dhe Dauti humbën jetën në përpjekje për të siguruar jetesën.
Ngushëllimet më të sinqerta familjeve Bajraktari e Jakupi, miqve, bashkëfshatarëve dhe të gjithë atyre që i njohën. U prehshin në paqe!
Ky dhe shumë raste tjera tragjike të kësaj natyre duhet të jenë alarm për institucionet e vendit dhe kompanitë ndërtimore. Punëtorët tanë kanë nevojë për siguri, dinjitet dhe mbrojtje në vendin e punës. Askush nuk duhet të rrezikojë jetën për bukën e gojës.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH