Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu prej orëve të mesnatës, fillimisht në veriperëndim e pjesërisht në qendër të vendit, me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e para të ditës.
Pas orëve të mëngjesit reshjet do të vazhdojnë me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit deri në orët e pasdites, ndërsa pas orëve të pasdites reshjet do të lokalizohen përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në veri, kryesisht në male.