Kosova

Grenell shpërthen keq ndaj Hagë-s: E turpshme që Hashim Thaçi është ende në burg!

Shkruar nga Liberale

Grenell shpërthen keq ndaj Hagë-s: E turpshme që Hashim

Ish i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke e quajtur “të turpshme” faktin që Hashim Thaçi ndodhet ende në paraburgim.

“Sot është një turp i madh që Thaçi vazhdon të mbahet në burg. Jack Smith po, ai e arrestoi atë në vitin 2020, pikërisht në kohën kur Presidenti Trump po punonte për marrëveshjen historike mes Kosovës dhe Serbisë. Gjithçka është një mashtrim. Haga është e korruptuar,” - ka shkruar Grenell.

Ky reagim vjen pas një interviste të ish-presidentit Thaçi në Klan Kosova, ku ai vlerësoi mundësinë e rikthimit të Donald Trump si një shans të ri për rajonin.

“Nëse Presidenti Trump rikthehet në krye të Shtëpisë së Bardhë, kjo do të ishte një mundësi e artë për Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor. Ai ka një përkushtim të sinqertë për paqe dhe bashkëpunim mes popujve,” - u shpreh Thaçi.

Ndërkohë, më 15 shtator pritet të nisë në Dhomat e Specializuara në Hagë paraqitja e provave nga mbrojtja e Thaçit dhe ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH