Avokati Arianit Koci ka vendosur sot të protestojë para Kuvendit të Kosovës në një mënyrë të pazakontë.
Ai shfaqet duke rruar kokën para Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste simbolike për ngërçin politik, i cili vijon prej muajsh atje.
Para gazetarëve ai u shpreh se nuk rrezikohet më shtetësia e Kosovës dhe kërkoi që sot menjëherë të formohet Kuvendi, shkruajnë mediet në Kosovë.
“Pa kuvend nuk ka demokraci”, tha Koci teksa hoqi një pjesë të flokëve para kamerave.
Theksojmë se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritur as për të 50-ën herë ta konstituojnë Kuvendin, pavarësisht zërave se në fundjavë do të mund të arrihej një marrëveshje për zhbllokim të situatës.