Ngjarja e pazakontë ndodhi në Kosovë, ku një qytetar është konfrontuar me deputeten Fitore Pacolli.
Duke e akuzuar si hajdute, ai është çuar nga tavolina e tij në një lokal dhe pasi i është afruar deputetes në tavolinë, ia ka hedhur faturën e pijeve që kishte konsumuar duke i kërkuar t’ia paguaj ajo.
“Duhet t’i vijë marre që po e vjedh Kosovën, a të kujtohet kur i thojshe hajna, i ke ba miliardat”, thotë qytetari.
Deputetja Pacolli shihet në video se ia ka gjuajtur faturën dhe që është ngritur në këmbë.
“Unë nuk tu tutna. Nuk guxon të më prekesh”, i drejtohet ajo.
Sipas mediave në Kosovë, ai është Agim Pllashniku, babai i aktivistes së PSD-së, Sonila Pllashniku.
Pllashniku e ka quajtur “hajne” deputeten Pacolli, pas raportimeve se organizata të cilën e themeloi bashkëshorti i saj Ilir Dalipi, mori 52 mijë euro nga Ministria e Kulturës.