Kosova

Sot afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kushtetuesja bllokon punimet nga kjo datë

Shkruar nga Liberale
Sot afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sot është dita e fundit kur deputetët e Kosovës mund të përmbushin obligimin e tyre kushtetues për të konstituuar Kuvendin. Nëse s’ndodh kjo në përpjekjen e 53-të të tyre, “Kosova po hyn në territor të panjohur”. 

Nga ora 14:00 deputetët sot do të mblidhen në më pak se 48 orë në herën e fundit brenda afatit 30-ditor që Gjykata Kushtetuese iu dha atyre për të konstituuar Kuvendin me një aktgjykim që e nxori në qërshor. 

Për 29 ditë deputetët s’e përmbushën këtë obligim, ndërsa edhe për sot s’ka fort sinjale se seanca do të mund të prodhojë diçka. 

Nëse edhe sot s’bëhet konstituimi i Kuvendit, deputetët s’kanë të drejtë të mblidhen për dy javë, sipas një mase të përkohshme që nxori Kushtetuesja para se të nxjerrë një aktgjykim final për t’i dhënë qartësi një situate të paprecedentë që është krijuar në Kuvendin e Kosovës. 

Në sallën e Kuvendit dje shkuan edhe ambasadorë të vendeve perëndimore me një optimizëm se deputetët kosovarë do të reflektonin në seancën e djeshme, e cila u mendua të jetë edhe e fundit. 

Por, skenari i njëjtë nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndodhi edhe dje me nxjerrjen në votim të Komisionit për votim të fshehtë, i cili s’gjeti mbështetje në dhjetëra seanca. I vetmi dallim ishte caktimi i vazhdimit të seancës konstituive për sot në më pak se 48 orë për të provuar për herë të fundit konstituimin e legjislaturës së nëntë që doli nga zgjedhjet e 9 shkurtit. 

Diplomatët perëndimorë dolën të zhgënjyer nga seanca dhe paralajmëruan politikanët kosovarë se po hyhet në një territor të panjohur. 

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, tha pas përfundimit të seancës të premten se Kosova ka nevojë për një qeveri të re që e përshpejton rrugën e saj drejt BE-së. 

“Ne erdhëm me shpresë të madhe këtu dhe fatkeqësisht asgjë nuk ndodhi sërish. Kosovës i nevojitet një Kuvend menjëherë, i duhet një qeveri e re që do ta ndërtonte një urë të re e të fortë mes Kosovës dhe Brukselit që ta përshpejtojë rrugëtimin e sa drejt BE-së”, ka deklaruar Orav pas seancës. 

 

 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH