Kosova

Pas 54 përpjekjeve të dështuara për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, sot hyn në fuqi vendimi i gjykatës Kushtetuese

Shkruar nga Liberale
Pas 54 përpjekjeve të dështuara për konstituimin e Kuvendit

Sot ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili ndalon deputetët të ndërmarrin çfarëdo veprimi në lidhje me konstituimin e Kuvendit.

Pas plot 54 tentimeve të pasuksesshme për votimin e kryetarit të Kuvendit, palët politike nuk arritën një marrëveshje.

Lëvizja Vetëvendosje ka këmbëngulur në dy kërkesa kryesore: votimin e fshehtë dhe kandidaturën e deputetes Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit. Mirëpo, asnjëra prej këtyre kërkesave nuk ka gjetur përkrahje nga subjektet e tjera parlamentare.

Tentimi i fundit për konstituimin e Kuvendit dështoi edhe dje, duke lënë situatën institucionale të vendit në një ngërç të thellë.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH