Kosova

55-vjeçari gjendet i vdekur në park, nisin hetimet

Shkruar nga Liberale

55-vjeçari gjendet i vdekur në park, nisin hetimet

Një 55-vjeçar është gjetur sot i pa jetë në hapësirat e “Parkut Inovativ”, që ndodhet në ish-kazermën ushtarake në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, njoftoi se viktima është me inicialet B.B., dhe se policia mori informatën për trupin e pa jetë rreth orës 13:35.

Sipas informacionit fillestar, i ndjeri ishte punonjës në atë park.

“Njësitë përkatëse policore kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimin e vendit, kanë mbledhur prova materiale dhe kanë marrë deklarata nga dëshmitarët,” tha Bytyqi.

 

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH