Kosova

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Morinë–Vermicë, përfundon masa ndaluese për qarkullimin

Shkruar nga Liberale.al

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin

Një situatë e rënduar është shënuar sot në aksin Bardhoc–Vermicë të rrugës Morinë–Kukës, ku kamionë të shumtë nga Shqipëria drejt Kosovës kanë krijuar radhë kilometrike në pritje për të kaluar kufirin.

Gazetari i News24, Bledar Dokle, raporton se mjetet e tonazhit të rëndë janë parkuar në dy rreshta përgjatë rrugës, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe tension mes drejtuesve të mjeteve.

Shkak për këtë situatë është bërë masa e përkohshme e vendosur nga Ministria e Mjedisit dhe Transportit të Kosovës, e cila ndalonte qarkullimin e kamionëve nga ora 11:00 deri në 17:00 çdo ditë, për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë rajonin.

Megjithëse masa ka përfunduar sot, radha e kamionëve vazhdon ende, për shkak se autoritetet doganore në Vermicë nuk po përballojnë dot fluksin e madh të mjeteve dhe procedurat doganore po ecin me ritme të ngadalta.

Radha e gjatë ka nisur që nga fshati Bardhoc dhe vijon deri në hyrje të pikës doganore të Vermicës. Kjo masë ndaluese ka qenë në fuqi për 15 ditët e fundit të muajit korrik, dhe sot ishte dita e fundit e zbatimit të saj.

Drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrje për përshpejtimin e procedurave në kufi, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare për zgjidhjen e kësaj situate.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH