Globi

Aksident TRAGJIK/ Humbin jetën dy të rinjtë, 17 dhe 18 vjeç

Shkruar nga Liberale
Aksident TRAGJIK/ Humbin jetën dy të rinjtë, 17 dhe 18

Një aksident tragjik ka ndodhur në Sardenjë, ku dy të rinj, 17 dhe 18 vjeç, humbën jetën në aksident të rëndë përgjatë Rrugës Shtetërore 125 në komunën e Arzachena-s.

Dy të rinjtë, të dy me origjinë marokene, po udhëtonin në një Ford Fiesta. Një djalë tjetër 16-vjeçar, pasagjerë i tretë në Ford Fiesta, u transportua me helikopter në Spitalin Santissima Annunziata në Sassari në gjendje kritike.

Gjithçka ndodhi rreth orës 8:15 të mëngjesit, kur Ford Fiesta dhe SUV-i u përplasën kokë më kokë. Përplasja ishte aq e fortë saqë automjetet u shndërruan në një grumbull rrënojash.

Me automjetin tjetër udhëtonin dy gra, të cilat po ashtu u dërguan në spital në gjendje kritike.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH