Nga data 1 deri më 9 qershor, Shqipëria mirëpriti edicionin e radhës të Javës Evropiane, një seri aktivitetesh kulturore të organizuara nga Delegacioni i BE-së dhe ambasadat e vendeve anëtare.
Aktivitetet u shtrinë në disa qytete si Tirana, Shkodra, Durrësi dhe Korça, duke përfshirë koncerte, ekspozita, net filmash, panele për të rinjtë dhe panaire gastronomike. Qëllimi i këtij eventi ishte afrimi i qytetarëve shqiptarë me vlerat dhe kulturën e Bashkimit Evropian, në kuadër të rrugëtimit drejt integrimit.
/S.B/Liberale.al/