Showbiz

Aurela Gaçe përballet me një pyetje të sikletshme: Flori Mumajesi apo Ardit Gjebrea? Ja kë zgjedh ajo

Shkruar nga Liberale.al

Aurela Gaçe përballet me një pyetje të sikletshme: Flori

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, është vënë përballë një zgjedhjeje të vështirë gjatë një interviste për “Prive” në Klan Kosova.

Pyetja ishte e thjeshtë, por e sikletshme: “Mes Flori Mumajesit dhe Ardit Gjebreas, kë zgjedh?”

Aurela nuk pranoi të zgjidhte vetëm një, duke theksuar se të dy janë bashkëpunëtorë të rëndësishëm në karrierën e saj.

“Pse më vendosni në këto? I kam bashkëpunëtorë shumë të mirë, Ardit Gjebrea ka shkruar, është nga penat më të forta të muzikës shqiptare, ka krijuar muzikë nga ato më të bukurat, gjithashtu e kam pasur bashkëpunëtor në këngën ‘Bosh’,” – u shpreh Aurela.

“Flori Mumajesi po ashtu ka shkruar historinë e tij në muzikën shqiptare dhe ka qenë bashkëpunëtor i imi në këngë si ‘Hape veten’ dhe ‘Origjinale’. Nuk mund të zgjedh, mos më vini në këto lloj sikletesh,” – shtoi ajo me buzëqeshje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH