Arte

NGJARJA KULTURORE E JAVËS/ “Carmina Burana” magjeps publikun në TKOB, rikthim me 170 artistë në skenë

Shkruar nga Liberale

NGJARJA KULTURORE E JAVËS/ “Carmina Burana” magjeps publikun

 Kryevepra “Carmina Burana” e kompozitorit gjerman Carl Orff u rikthye me sukses në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, nën drejtimin e dirigjentit të njohur Sergio Alapont. Spektakli solli mbi 170 artistë në skenë, përfshirë Korin, Orkestrën Simfonike dhe Korin e Zërave të Bardhë.
Solistët Eva Golemi, Nina Muho, Matias Xheli dhe Armando Likaj emocionuan publikun me interpretimet e tyre, duke sjellë një përvojë të fuqishme muzikore dhe emocionale. Shfaqja do të vazhdojë, duke ofruar një tjetër mundësi për artdashësit që të përjetojnë një nga veprat më të fuqishme të repertorit klasik botëror.

Vepra e Carl Orff, “Carmina Burana” është rikthyer këtë javë në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit.

Shfaqja e shumëpritur u soll në TKOBAP më e freskët se kurrë me solistë të mirënjohur, Korin dhe Orkestrën Simfonike, nën drejtimin e dirigjentit të dashur nga publiku, Sergio Alapont.

Vepra monumentale e Carl Orff u shoqërua për dy net me radhë një spektakël tingujsh, i krijuar nga më shumë se 170 artistë që u ngjitën në skenë. Kryevepra botërore e kompozitorit gjerman erdhi për publikun shqiptar edhe me interpretimin e Korit të Zërave të Bardhë i cili iu bashkua profesionistëve, për të krijuar një natë të mbushur me emocione dhe energji të papërmbajtshme.

Nën drejtimin e maestros Sergio Alapont dhe maestro Dritan Lumshit interpretuan soprano Eva Golemi, Nina Muho, tenori Matias Xheli dhe baritoni Armando Likaj.
Carmina Burana është një kantatë e kompozuar në 1935 dhe 1936, bazuar në 24 poezi nga një koleksion mesjetar poemash të shkruara në latinisht dhe gjuhë të tjera të Mesjetës. U interpretua për herë të parë nga Oper Frankfurt më 8 qershor 1937. Është pjesë e Trionfi, një triptik muzikor që përfshin gjithashtu “Catulli Carmina” dhe “Trionfo di Afrodite”. Pjesa e parë dhe e fundit e pjesës quhen “Fortuna Imperatrix Mundi” (“Pasuri, Perandoresha e Botës”) dhe fillojnë me muzikën e fuqishme të “O Fortuna”.

/S.B/Liberale/

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH