Universitet

FJALIMI i studentit Angjelos LAMÇAJ: Largohem nga KPT, shtëpia ime e dytë, me një vlerë që nuk e gjen në çdo shkollë

Shkruar nga Liberale

FJALIMI i studentit Angjelos LAMÇAJ: Largohem nga KPT, shtëpia ime e

Nga Angjelos Lamçaj*

Jam shumë i emocionuar dhe më lejoni ta nis me një të vërtetë të vogël. Të flasësh përballë kaq shumë figurave të rëndësishme, që kanë ndikuar në rrugëtimin tonë, është më e vështirë se dhënia e një provimi.

Pasi përfundova gjimnazin isha shumë entuziast për të ardhmen. Kisha pasione dhe ëndrra të mëdha, por njëkohësisht dhe shumë pikëpyetje. Çfarë do të bëja me jetën time?

Pas takimeve, bisedave, vizitave në laboratorët e KPT-së, pyetja se çfarë do të bëja me jetën kishte marrë përgjigje: Do të studioja në Teknologji Ajrimi dhe Kondicionimi. Ishte programi që më ngacmoi më shumë. M’u duk risi për tregun tonë dhe një profesion i kërkuar jashtë Shqipërisë.

Gjatë këtyre dy viteve KPT nuk ishte thjesht një institucion, ishte një shtëpi e dytë. Pedagogët kanë qenë udhërrëfyesit tanë. Falë tyre, sot ne largohemi me dije konkrete, me eksperiencë praktike dhe me një vlerë që nuk e gjen në çdo shkollë. Kemi marrë përgatitjen e duhur për jetën dhe tregun e punës, i etur për profesionistë.

Dua të shpreh mirënjohje të thellë për çdo pedagog që na ndihmoi të ngrihemi kur gabonim dhe rrëzoheshim, na sfidoi të bënim më shumë dhe na përkrahu kur kishim nevojë.

Faleminderit administratores znj. Diana Biba, të cilën shpesh herë e kemi shqetësuar, por ajo, gjithmonë e buzëqeshur, eshtër treguar e duruar. Për këtë meriton më shumë se një medalje.

Faleminderit koordinatoreve mësimore, znj. Norda dhe znj. Jolda, të cilat kanë qenë pika jonë e kontaktit çdo ditë.

Faleminderit themeluesve të këtij institucioni, veçanërisht z. Laert Duraj, i cili ka qenë pranë nesh. Mendoj se ia keni arritur qëllimit që Kolegji Profesional i Tiranës dhe Kompleksi Xhura të jenë jo thjesht një ambient, por një pikë referimi, një kampus elitar për arsimin profesional në Shqipëri.

Po ashtu, falënderimet shkojnë edhe për familjet tona, veçanërisht familjen time që me ka mbështetur pa kushte gjatë këtij rrugëtimi. Falënderoj miqtë, shokët dhe kolegët e mi studentë, të cilët kanë luajtur rol të rëndësishëm në këtë rrugëtim.

Sot nuk është fundi, është fillimi i një kapitulli të ri. Jeta do të ketë sfida, dyshime, vështirësi, probleme, por ne kemi marrë me vete mjetet e duhura për t’u përballur. Kemi marrë dijen, përvojën praktike dhe leksionet më të mira për të qenë profesionistë. Falë praktikave dhe mundësive që KPT na dha, unë dhe një pjesë e madhe e shokëve të mi sot punojmë në profesion.

*Fjalimi i Angjelos Lamçaj, studentit të programit “Teknologji Ajrimi dhe Kondicionimi”, në ceremoninë e diplomimit në Kolegjin Profesional të Tiranës, 9 korrik 2025

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH