Universitet

FJALIMI i ish-ambasadorit Werner Daum: Përdoreni mirë atë që keni mësuar në këtë universitet të mrekullueshëm

Shkruar nga Liberale

FJALIMI i ish-ambasadorit Werner Daum: Përdoreni mirë atë që

Nga Werner Daum*

Jam i mahnitur. Jam vërtet i mahnitur.

Jam këtu dhe shoh, mendoj disa qindra të rinj shqiptarë që nisin një jetë të re. Ju duhet të jeni krenarë për atë që keni arritur dhe ju përgëzoj.

Ju përgëzoj juve, por gjithashtu përgëzoj profesorët tuaj, mësuesit tuaj. Atyre u detyroheni për atë që jeni tani.

Përgëzoj prindërit dhe familjen tuaj, por veçanërisht prindërit tuaj. Prindërit janë ata që ju drejtuan në rrugën që keni zgjedhur.

Gjithë jetën tuaj do të jeni midis asaj që dëshironi personalisht, rrugës suaj, rrugës drejt së ardhmes suaj dhe në të njëjtën kohë, përgjegjësisë ndaj atyre që janë përreth jush, familjes, kombit dhe vendit tuaj, Shqipërisë.

Ju përfaqësoni të ardhmen e këtij vendi, por përfaqësoni edhe gjithçka që ky vend ka arritur në të kaluarën.

Ky është një vend shumë i vjetër evropian me një histori madhështore me monumente të mëdha, veçanërisht po mendoj për artin bizantin, kishat bizantine dhe xhamitë e lashta të vendit tuaj, një simbol i arritjeve dhe i dashurisë për kulturën dhe qytetërimin.

Ju duhet të vazhdoni dhe do të vazhdoni!

Unë personalisht e krahasoj këtë takim të mrekullueshëm dhe lirinë që po shijoni me Shqipërinë që kam njohur tridhjetë e pesë vjet më parë.

Ishin gjithë shqiptarët, jo vetëm ata që erdhën në ambasadë time, midis tyre 3,199 të rinj shqiptarë.

Ishte i gjithë populli i Shqipërisë që më në fund u çlirua nga regjimi shtypës dhe nga autoritarët që shtypnin lirinë e shprehjes, lirinë në përgjithësi dhe ushtrimin e fesë.

Mund t'ju inkurajoj vetëm të vazhdoni në këtë rrugë.

Pas kohës së mrekullueshme të rinisë, tani po nisni një jetë të re.

Do t'i humbisni miqtë tuaj.

Do të humbisni mjedisin në të cilin keni studiuar, por do të hapeni ndaj një jete dhe një bote të re, dhe unë vetëm mund t’iu inkurajoj që ta përdorni sa më mirë atë që keni mësuar në këtë universitet të mrekullueshëm.

*Fjala e plotë e ish-ambasadorit tw Gjermanisë në Shqipëri në vitet 1987-1990, Werner Daum, në ceremoninë e diplomimit të brezit të 17-të në Universitetin Europian të Tiranës.

 

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH