Aktualitet

Shiu fik zjarret në vend/ Vetëm dy vatra aktive, ulet rreziku i qarqeve

Shkruar nga Liberale

Shiu fik zjarret në vend/ Vetëm dy vatra aktive, ulet rreziku i

Reshjet e shiut kanë shuar pjesën më të madhe të vatrave të zjarrit në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 52 vatra zjarri në total, por aktive janë vetëm dy.

Në zonën perëndimore të tunelit të Skërficës, ndërhyrja nuk mundëson futjen e trupave, për shkak të terrenit të thepisur dhe bimësisë shumë të dendur. Ditën e sotme vatra e zjarrit po monitorohet nga zjarrfikëset e bashkisë.

Në fshatin Spatharë, zjarri ka rënë në një sipërfaqe kullote.  Në vendngjarje ndodhen forca nga të gjitha strukturat operacionale, që po punojnë  për vënien nën kontroll të vatrës.

Në monitorim, me qëllim shmangien e riaktivizimit janë vatrat në këto zona:

Në Parkun Kombëtar të Prespës, fshati Lajthizë, bashkia Pustec

Në fshatin Dishnicë, bashkia Korçë

Në fshatin Strelcë, bashkia Maliq

Në fshatin Veliq, bashkia Tropojë.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 52 automjete zjarrfikëse, 722 forca operacionale si dhe 2 helikopterë nga Forcat e Armatosura, që operuan në dy zona.

Sot priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Durrës, dhe të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit.

Për sa u përket zjarreve në pyje sot pritet nivel rrezik i lartë në qarqet Elbasan, Fier, Berat dhe Korçë, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik i moderuar.

“Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë pranë strukturave përkatëse për çdo vatër të dyshimtë”, njoftoi ministria e Mbrojtjes

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH