Universitet

Universiteti Polis, i vetmi nga Shqipëria në renditjen globale të “Times Higher Education 2025”

Shkruar nga Liberale

Universiteti Polis, i vetmi nga Shqipëria në renditjen globale të

Universiteti Polis ka shënuar një sukses të rëndësishëm duke u renditur si i vetmi institucion i arsimit të lartë shqiptar në klasifikimin ndërkombëtar të “Times Higher Education Impact Rankings 2025” – një ndër vlerësimet më prestigjioze në rang global për ndikimin social dhe qëndrueshmërinë e universiteteve.

Në këtë renditje, Universiteti Polis është përfshirë në kategoritë:

1500+ për Impact Rankings 2025
1000+ për kategorinë “No Poverty” 2025

“Duket si një arritje modeste, por po të mendosh që çdo vit aplikojnë 20-25 mijë universitete nga bota dhe kualifikohen për rankim vetëm 2,500 IAL (në krye të të cilave qëndrojnë gjigandë si Oxford, Harvard, MIT, Sapienza, etj), kupton që është një hap i madh për Shqipërinë, dhe konfirmim për cilësinë e U-POLIS!)

Krenar për arritjen e stafit dhe studentëve të POLIS. Objektivi tjetër në 5-6 vitet në vijim do të jetë të jemi të krahasueshëm (500+) me universitetet më të mira në rajon (Shkup, Beograd, Zagreb, Sarajevë, Lubjana, etj)” - shkruhet në mesazhin e universitetit Polis

 

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH