Aktualitet

E kishte sjellë nga Dubai/ Fierakut i sekuestrohet “LAMBORGHINI", një vit më parë iu bllokuan 2 mln euro pasuri (EMRI)

Shkruar nga Liberale
E kishte sjellë nga Dubai/ Fierakut i sekuestrohet

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur sekuestrimin e një automjeti luksoz tip Lamborghini Urus Mansory, në kuadër të hetimeve për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Vendimi për sekuestrimin e makinës, e cila rezulton të jetë modifikuar nga fabrika Mansory dhe është sjellë nga Dubai përmes personave të tretë, është marrë më datë 10 korrik 2025.

Ky veprim vjen si pjesë e procedimit pasuror nr. 3 të vitit 2024, të regjistruar nga kjo prokurori mbi bazën e ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Sekuestrimi i Lamborghini-t luksoz pason masat e ngjashme të marra një vit më parë, ku u bllokuan pasuri të tjera të luajtshme e të paluajtshme të Arbër Mucës, me një vlerë të përllogaritur rreth 2 milionë euro.

Prokuroria e Fierit bën të ditur se vijon punën për hetimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale që synojnë pasurimin e paligjshëm, duke marrë masa të mëtejshme për sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve të dyshuara.

Njoftimi i Prokurorisë së Fierit:

Dyshime se kanë prejardhje nga veprimtaria kriminale, Prokuroria e Fierit sekuestron pasuri të tjera të shtetasit A.M. të cilit një vit më parë ju bllokuan 2 mln euro

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në vijim të hetimeve në procedimin penal nr.1162, datë 15.10.2020 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i K.Penal, sekuestroi automjetin tip ‘Lamborgini Urus Mansory’, të shtetasit A.M.

Kjo prokurori ka regjistruar kryesisht procedimin pasuror nr.3 të vitit 2024, mbështetur në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe sekuestrimi i makinës luksoze erdhi një vit pas sekuestrimeve të mëparshme ndaj pasurive të luajtshme (automjete, bizhuteri dhe vlera monetare) dhe paluajtshme me vlerë rreth 2 milion Euro të shtetasit A.M.

Automjeti luksoz u sekuestrua me vendimin e datës 10.07.2025 dhe rezulton të jetë modifikuar nga fabrika Mansory dhe është sjellë në Shqipëri nga Dubai, duke u fshehur nëpërmjet personave të tretë.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.

Liberale Newsroom

Kabineti ‘RAMA 4’ duhet të ketë ministra:

  • 1. Politikë!
  • 2. Teknikë!
SHQIPENGLISH