Globi

Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Teksas, 52 jetë të humbura, vijojnë kërkimet

Shkruar nga Liberale
Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Teksas, 52 jetë

Ka shkuar në 52 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas, ndërsa po zbehen shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë.

Ashti siç raportojnë mediat e huaja, në Kerr County, që është zona më e prekur, autoritetet kanë konfirmuar se 43 persona kanë humbur jetën, përfshirë 15 fëmijë. Më shumë se 24 persona vijojnë të jenë të zhdukur, shumica prej tyre vajza që ndodheshin në kampin veror “Camp Mystic.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka deklaruar se kampi dhe lumi pranë tij janë “shkatërruar në mënyrë të tmerrshme, si asnjëherë më parë nga ndonjë fatkeqësi natyrore”. Ai shtoi se uji kishte arritur deri në majat e kabinave ku ndodheshin vajzat.

Mes viktimave të identifikuara, janë dy vajza të moshës 8 dhe 9 vjeç dhe një burrë 27-vjeçar që humbi jetën teksa përpiqej të shpëtonte familjen.

Përveç Kerr County, humbje jete janë raportuar edhe në Travis County, Burnet County, Kendall County dhe Tom Green County. Në Travis County, që përfshin qytetin e Austin, 13 persona rezultojnë ende të zhdukur.

Shumë familje janë ende në pritje për informacion, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit janë në garë me kohën.

Rreziku nga përmbytjet mbetet i lartë. Rreth 6 milionë banorë në pjesën qendrore të Teksas janë nën alarm për përmbytje të tjera.

Ndërkohë, ka shqetësim edhe për mungesat në staf në zyrat lokale të Shërbimit të Motit, që mund të kenë ndikuar në koordinimin me strukturat emergjente. Kërkimi për të mbijetuar vijon pa ndërprerje.

 

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH