Gazmend Freitag është një artist që i njeh mirë sekretet e figuracionit dhe i përdor ato për të krijuar vepra të mahnitshme.
Në punimin më lart, Freitag ka përcjellë emocionet e nxjerra nga vëzhgimi i mjedisit përreth, duke u hapur drejt dimensioneve të reja stilistike.
Figuracioni i piktorit Gazmend Freitag duhet të kuptohet si një shfryrje e talentit dhe kreativitetit të tij. Në fakt, artisti propozon në pëlhurë ripërpunimet e tij të asaj që është reale, duke nënvizuar me theks veçoritë e fytyrave në portrete.
Gazmend Freitag është piktor shqiptar nga Kosova. Shkollën e mesme e mbaron në Prizren në vitin 1987, ndërsa mbas dy semestrave studimi në fakultetin juridik në Prishtinë, më 1990 zhvendoset në Gjermani. Nga viti 2004 jeton dhe vepron në Linz, Austri.
Në vitin 2013 studime në drejtimin Nudo në Universitetin e Arteve në Linz te profesoresha Annelies Oberdanner. U bë i njohur ndërkombëtarisht me pjesëmarrjen e tij në Biennalin e parë në Verona, Itali.
Veprat e Gazmendit janë ekspozuar kryesisht në Vjenë dhe Linz të Austrisë si dhe në vende të tjera të Evropës si Itali dhe Sllovaki. Vepra që ka arritur njohje dhe vlerësim më të lartë është "Baresha", me të cilën artisti u prezantua në Biennalin e Parë në Verona, Itali, dhe që është pjesë e katalogut të saj.