Showbiz

Ana Lika rrëfen betejën e saj më të vështirë: U diagnostikova me epilepsi pas humbjes së nënës

Shkruar nga Liberale.al

Ana Lika rrëfen betejën e saj më të vështirë: U

Aktorja e njohur Ana Lika ka ndarë një rrëfim prekës dhe shumë personal gjatë një interviste në emisionin “Mam” me Orinda Hutën. Për herë të parë, Ana ka folur hapur për sfidën e madhe shëndetësore me të cilën është përballur pas humbjes së nënës së saj – një diagnozë me epilepsi, e cila ndryshoi jetën e saj si nënë dhe si grua.

“Pas humbjes së mamit, më diagnostikohet një problem neurologjik, një formë epilepsie. Kur po bëja ekon e parë të gocës, më kapi një krizë epilepsie e plotë,” tregoi ajo me emocion. Ana rrëfeu se kishte frikë të pranonte publikisht se ishte e sëmurë, dhe për shkak të gjendjes së saj, mori një nga vendimet më të dhimbshme si nënë: ndërprerjen e gjidhënies.

“Kisha frikë të tregoja se isha e sëmurë. E ndërpreva gjidhënien sepse nuk doja që goca ime të kishte një mama të paaftë,” tha ajo me lot në sy.

Aktorja tregoi gjithashtu se e kishte vendosur partnerin e saj, Bjordin, përballë një vendimi të rëndësishëm, duke i dhënë mundësinë që të largohej nëse nuk ishte gati të përballonte barrën e një marrëdhënieje me dikë që po kalonte një sëmundje të tillë. “I thashë: nëse doje të rrije me mua, ishe i lirë, sepse nuk doja t’i bëhesha barrë askujt.”

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH