Këngëtarja nga Kosova, Albina Kelmendi ka reaguar ashpër ndaj një videoje që po qarkullon në rrjete sociale, ku shihet Egli Tako duke kënduar këngën ikonike “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës në një klub nate dhe me një veshje që konsiderohet e papërshtatshme për përmbajtjen e këngës.
Albina ka ripostuar videon duke shprehur zhgënjimin e saj të thellë:
“M’falni edhe mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh i keq!”
Në video, një koment ironik që shoqëron pamjet thotë:
“Adem Jashari dhe Shkurte Fejza, na falni. Na falni që një këngë kaq e madhe për ne, bastardohet duke e kënduar në brekë.”
Ky reagim i saj ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Disa i dhanë të drejtë Albinës, duke e konsideruar veshjen e Egli Takos si mungesë respekti ndaj këngës dhe traditës shqiptare.