Showbiz

Gjendet e vdekur kushërira e Princit William dhe Harry, dyshohet se...

Shkruar nga Liberale

Gjendet e vdekur kushërira e Princit William dhe Harry, dyshohet se...

Kushërira 20-vjeçare e Princit William dhe Harry-t është gjetur e vdekur, shkruajnë mediat e huaja. Viktima është Rosie Roche dhe pranë saj është gjetur një armë.

E reja është gjetur nga nëna dhe motra e saj, pasi kishte qenë duke bërë gati valixhet për pushime me miqtë. 20-vjeçarja, e cila ishte mbesa e xhaxhait të Princeshës Diana, vdiq në shtëpinë e familjes së saj më 14 korrik, në Norton, Wiltshire.

“The Sun” shkruan policia e ‘ka konsideruar vdekjen si jo të dyshimtë dhe nuk kishte përfshirje të palës së tretë’.

Rosie Roche kishte studiuar për Letërsi Angleze në Universitetin e Durham.  Njoftimi për ndarjen nga jeta të 20-vjeçares u publikua fillimisht në gazetën “The Times”.

Ndërkohë “Yorkshore Post” shkruante:

“Roche, Rosie Jeanne Burke, vdiq të hënën, më 14 korrik 2025. Vajza e dashur e Hugh dhe Pippa, motra e mrekullueshme e Archie dhe Agatha, mbesa e Derek dhe Rae Long. Funerali do të jetë privat. Një shërbim përkujtimor do të mbahet në një datë të mëvonshme”.

Studentja ishte pasardhëse e Baronëve Fermoy dhe fëmija më i madh i Hugh Burke Roche, 53 vjeç dhe Phillipa Kate Victoria Long.

Gjyshi i saj ishte Baroni i 5-të Fermoy, xhaxhai i Princeshës Diana, i cili qëlloi veten për vdekje në vitin 1984.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH