Showbiz

Kush nga të dashurat VIP-e ka tradhtuar Ledrin? Ja si përgjigjet reperi

Shkruar nga Liberale

Kush nga të dashurat VIP-e ka tradhtuar Ledrin?  Ja si përgjigjet

Reperi i njohur nga Kosova, Ledri Vula ashtu si rrallë herë ka hapur zemrën dhe ka folur për detaje nga jeta profesionale dhe personale.

Teksa ka qenë duke folur për jetën private, këngëtari ka habitur me deklaratën, ku pranoi se ishte tradhtuar. Ndonëse nuk zgjodhi që të japë më shumë detaje, duket se kjo deklaratë habiti jo pak.

“Po më kanë tradhtuar”, u shpreh Ledri, duke bërë kështu që shumë të aludonin për një nga raportet që artisti ka pasur me emrat e njohur të showbizzit.

E megjithatë, reperi nuk dha asnjë detaj më shumë dhe nuk zbuloi se për kë bëhej fjalë, duke ruajtur diskrecionin e zakonshëm për çështjet e ndjeshme personale. Në një intervistë, Ledri nuk mohoi zërat për një romancë të re në jetën e tij, pas ndarjes nga blogerja Sara Hoxha, me të cilën ka edhe një vajzë.

I pyetur për raportin e tij me Xhensilën, Ledri tregoi se me këngëtaren është në një skuadër dhe shpesh janë bashkë në koncerte dhe studio muzikore për shkak të bashkëpunimeve që kanë bërë kohët e fundit.

“Ne jemi në një skuadër, po na bie shumë të jemi bashkë në koncerte, studio, dhe po përflitemi shumë për këtë. Jemi në një skuadër, energjia po funksionon mirë”, tha ai.

Më tej, Ledri hezitoi të jepte një përgjigje të prerë kur u pyet nëse ishte beqar apo jo, por tha: Unë jam…(qesh)…Beqar i interesuar. Jo, jo, mirë jam. Ai u shpreh se me Xhensilën shkon shumë në skenë dhe pohoi se përveçse si një çift artistik, mund të funksiononin edhe në jetë.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH