Klajdi Musabelliu ishte i ftuar në “Pushime On Top” me Eni Shehun, ku foli për detaje nga jeta personale, si dhe eksperiencën në shtëpinë e Big Brother Vip.
kur u pyet për bashkëpunimin e ëndrrave me Elvana Gjatën, ai u shpreh:
“Elvana po hajde ta bëjmë atë bashkëpunim se na çmende. Po boll tani se plasa”.
Pjesë nga intervista:
Bashkëpunimi i ëndrrave tua, Elvana Gjata, pas kësaj deklarate…
Më ka marrë shumë herë në telefon, por nuk kam patur kohë se kam qenë shumë shumë i zënë me këto bashkëpunimet që kam patur. Po Elvana, do të flasim kur të kthehem në Tiranë. Me kismet se vazhdoj të jem i zënë. Aktualisht jam me pushime me “Pushime On Top” dhe nuk kam kohë.
Ok, Elvana është një dashuri më vete. Së bashku me Elvanën në vitin 2003 kemi performuar për herë të parë publikisht në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Sigurisht që çdokujt do ti pëlqente një bashkëpunim me Elvanën. Unë po të isha Elvana do kisha pranuar se jam djalë i mirë, këngëtar i mirë.
Keni folur?
Jo, nuk e kam kontaktuar direkt. E nisa si shaka këtë gjë edhe në “Big Brother” falë Loredanës, nga ngjashmëria. E ajo ma rindezi dhe riktheu atë Elvanën, atë dashurinë artistike që kam për të. O Elvana po hajde ta bëjmë atë bashkëpunim se na çmende. Po boll tani se plasa.