Arte

Regjisorit Pirro Milkani i jepet sot LAMTUMIRA e fundit

Shkruar nga Liberale
Regjisorit Pirro Milkani i jepet sot LAMTUMIRA e fundit

Sot, më 25 maj, arti shqiptar i jep lamtumirën një prej emrave më të rëndësishëm të kinematografisë – regjisorit të njohur Pirro Milkani, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës në moshën 91-vjeçare.

Ceremonia e varrimit zhvillohet në varrezat e Sharrës, Tiranë, me nisje në orën 13:00 nga agjencia funerale “Alba 2000” në rrugën e Durrësit. Për të gjithë ata që dëshirojnë të shprehin ngushëllimet e tyre, pritjet do të mbahen më 27, 28 dhe 29 maj në të njëjtin vend, gjatë orareve 10:00-13:00 dhe 17:00-20:00.

Pirro Milkani, i lindur në Korçë më 7 nëntor 1932, u formua profesionalisht në Akademinë e Arteve në Pragë – një prej qendrave më të rëndësishme të filmit në Evropën Lindore. Pas kthimit në Shqipëri, ai u bë ndër figurat themeluese të Kinostudios “Shqipëria e Re” dhe një prej regjisorëve që ndikuan thellësisht në rrugëtimin e filmit shqiptar.

Ai realizoi dhe bashkëpunoi në më shumë se 30 filma artistikë dhe dokumentarë, mes tyre edhe vepra ikonike si: Njeriu me top, Ngadhënjim mbi vdekjen, Unë e dua Erën dhe Historiani dhe kameleoni. Qasja e tij realiste dhe temat sociale e njerëzore që trajtonte në ekran i dhanë veprës së tij peshën dhe origjinalitetin që e bëjnë të pazëvendësueshme në historinë e kinemasë shqiptare.

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH