Hamami osman i shekullit XVIII në Durrës, i restauruar së fundmi me financim nga BE përmes programit EU4Culture, u hap për herë të parë për publikun me një ngjarje kulturore të titulluar “Epidamn of Heritage and Art”.
Eventi solli mjeshtri artizanale, muzikë, tregime historike dhe projeksione digjitale me imazhe të krijuara nga inteligjenca artificiale. Kryebashkiakja Emiriana Sako theksoi se ky aktivitet shënon një bashkim të trashëgimisë me artin bashkëkohor.
Ky ishte aktiviteti i parë artistik brenda Hamamit dhe pjesë e projektit “Epidamn Heritage: Linking Past and Present”, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, BE-në dhe UNOPS.
/S.B/Liberale/