Arte

FOTO/ Shuhet skulptori i famshëm italian, Arnaldo Pomodoro, një ditë para ditëlindjes

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Shuhet skulptori i famshëm italian, Arnaldo Pomodoro, një

Është ndarë nga jeta Arnaldo Pomodoro, skulptori i famshëm i sferave prej bronzi, në prag të ditëlindjes së tij të 99-të, njoftoi fondacioni që mban emrin e tij dhe që drejtohet nga Carlotta Montebello, sipas quotidiano.net.

Pomodoro u lind më 23 qershor 1926 në Montebello di Romagna, por që nga viti 1954 ai kishte jetuar dhe punuar në Milano, në Porta Ticinese. Ai ishte vëllai më i madh i Giorgio Giò Pomodoro, gjithashtu një skulptor me famë ndërkombëtare, i cili ndërroi jetë në vitin 2022 në moshën 72 vjeç.

FOTO/ Shuhet skulptori i famshëm italian, Arnaldo Pomodoro, një

“Me ndarjen nga jeta të Arnaldo Pomodoro, bota e artit humbet një nga zërat e saj më autoritarë, të kthjellët dhe vizionarë. Maestroja na la një trashëgimi të madhe”, tha  Carlotta Montebello.

Arnaldo Pomodoro ishte veçanërisht i famshëm për sferat e tij të veçanta prej bronzi – materiali i preferuar i artistit – që zbërthehen dhe hapen para shikuesit, i cili nxitet të kërkojë dhe zbulojë mekanizmin e brendshëm, në një kontrast midis butësisë së përsosur të formës dhe kompleksitetit të fshehur të brendshëm.

Veprat e tij ikonike mund të gjenden në qytete të shumta në Itali dhe në mbarë botën, nga Kopenhaga në Brisbane, nga Dublini në Los Anxheles.

FOTO/ Shuhet skulptori i famshëm italian, Arnaldo Pomodoro, një

Vepra ”Sferë me sferë”, me diametër mbi tre metra, u vendos në oborrin e selisë së OKB-së në Nju Jork.

Arnaldo Pomodoro ka marrë çmime të shumta ndërkombëtare, përfshirë nderimet zyrtare të shtetit italian me ”Cavaliere di gran croce dell’Ordine al merito della Repubblica italiana” dhe Medaljen e Artë për punë të merituar në kulturë dhe art.

FOTO/ Shuhet skulptori i famshëm italian, Arnaldo Pomodoro, një

Fondacioni ”Arnaldo Pomodoro” u krijua nga vetë ai në vitin 1995, në Milano, me qëllim ruajtjen dhe promovimin jo vetëm të punës së tij, por edhe të skulpturës bashkëkohore në tërësi. Fondacioni është konfiguruar si një qendër për dokumentim, ekspozitë dhe reflektim, e hapur për artistë të rinj, kuratorë dhe publikun.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH