Garda Republikane u krijua në fund të viteve 1920 me iniciativën e Presidentit Ahmet Zogu, si pjesë e një riorganizimi më të gjerë të Forcave të Armatosura Shqiptare. E ndarë nga milicia dhe xhandarmëria, kjo njësi speciale kishte për detyrë kryesisht mbrojtjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe vendeve strategjike, duke përfshirë institucionet, bankat dhe rezidencat zyrtare. Krijimi i Gardës u dekretua zyrtarisht më 24 qershor 1928, dhe ajo gjithashtu mori përsipër detyra të caktuara publike brenda kryeqytetit, Tiranës.
Pas shpalljes së monarkisë më 1 shtator 1928 dhe ngjitjes së Zogut në fron si Mbret i Shqiptarëve, njësia u riemërua "Garda Mbretërore e Shqipërisë", duke ruajtur përgjegjësitë e saj kryesore. Komandanti i parë i Gardës ishte Hysen Selmani.
Përgatiti : Hemelita Boriҫi