Kronikë

Vrasja e Elis Roshkodolit, hetimet zbulojnë detaje të reja mbi atentatin

Shkruar nga Liberale.al

Vrasja e Elis Roshkodolit, hetimet zbulojnë detaje të reja mbi

Një vit pas vrasjes së Elis Roshkodolit, një i ri që kishte kohë që ishte kthyer nga Belgjika, Prokuroria e Posaçme dyshon se pas ngjarjes fshihet një grup kriminal. Sipas hetimeve, ky grup është krijuar për të marrë hak për ngjarje që kanë ndodhur jashtë Shqipërisë. Elis Roshkodoli, që ishte kthyer prej një viti nga jashtë, mendohet se mund të ketë qenë një nga objektivat e këtij grupi.

Deri tani janë arrestuar dy persona, Voltan Xhani dhe kushëriri i tij, që punonte në një servis të marrë me qira. Ndërsa një tjetër, Dritan Milani, është ende në kërkim. Ai dyshohet se ka qenë edhe më parë në shënjestër të një atentati, ku vëllai i tij Olger Stolaj mbeti i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur kur Elisi ishte ulur për të pirë kafe me një mik. Vrasësi, i cili kishte vendosur një maskë Covidi për të fshehur fytyrën, mbërriti me një makinë me targa të vjedhura nga Mali i Zi. Më vonë, targat u ndërruan me të tjera që ishin raportuar si të humbura nga një shtetas gjerman. Ai vetë po hetohet në vendin e tij për mashtrime.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se vrasësi është pritur nga dy persona të tjerë në një makinë me dyert hapur, gjë që i ka bindur prokurorët se ai kishte ndihmës.

Dëshmitarët tregojnë se Elisi, që kishte humbur babanë dhe vëllanë në ngjarje të ndryshme vite më parë, po përgatitej të largohej sërish nga Shqipëria. Një nga dëshmitarët tha se ai i kishte shitur makinën, duke i treguar se kishte ndër mend të ikte nga vendi.

Nëna e Elis Roshkodolit, e shkatërruar nga dhimbja, ka treguar se Elisi ishte djali i saj i vetëm që i kishte mbetur. Ajo tha se ai nuk kishte shfaqur ndonjë shqetësim ditët e fundit. Sipas saj, Elisi kishte shoqëri nga Elbasani, Korça dhe Shkodra, dhe ishte në proces për të bërë pasaportën e re. Ajo i ka dorëzuar prokurorisë edhe numrat e telefonit të shokëve të tij, me shpresë që të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH