Kronikë

“Ata më thanë të largohem”/ Kushëriri i Renisit rrëfen momentet e frikshme pranë vendit të rrëmbimit

Shkruar nga Liberale.al

“Ata më thanë të largohem”/ Kushëriri i Renisit

Një ngjarje e rëndë dhe e dyshimtë ka tronditur banorët e Matit mbrëmjen e 8 korrikut. 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye pranë shtëpisë së tij në fshatin Zenisht dhe u gjet i pajetë disa orë më vonë në Liqenin e Shkopetit.

Sipas dëshmive të familjarëve dhe të afërmve, Renisi po kthehej në shtëpi pasi kishte dërguar një mesazh rreth orës 21:30 ku njoftonte babain se po vinte për darkë. Por pranë fshatit, ai u ndalua nga një makinë me dy persona të veshur si policë.

Një nga kushërinjtë e tij, i cili po udhëtonte në të njëjtin drejtim, pa makinën e ndaluar në rrugë, por nuk mundi të dallonte targën apo fytyrat e personave, për shkak të errësirës dhe dritave të forta që i kishin ndezur.

Pamjet nga kamerat e sigurisë në rrugën Burrel-Tiranë janë marrë nga policia dhe tregojnë lëvizjet e dyshimta të automjeteve, ndërsa hetimet e deritanishme tregojnë se autorët kishin informacion të saktë për lëvizjet e Renisit atë mbrëmje.

Dyshohet se pas rrëmbimit, autorët e hipën të riun në sediljen e pasme të një makine, ndërsa njëri prej tyre mori kontrollin e makinës së vetë viktimës. Në një moment të mëvonshëm, ata e zhvendosën trupin e pajetë në automjetin e tij tip Benz dhe e hodhën në Liqenin e Shkopetit.

Ekspertiza mjeko-ligjore ngre dyshime se 23-vjeçari mund të jetë qëlluar me armë zjarri ose të jetë mbytur me litar. Shenjat në qafë dhe dëmtimet në trup tregojnë ushtrim force të madhe para vdekjes. Po ashtu, besohet se trupi i Renisit ka dalë nga makina gjatë rrokullisjes në liqen, duke pësuar goditje të tjera.

Liberale Newsroom

A duhet refuzuar dhe rrëzuar drafti i Kodit të ri Penal?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH