Dy persoma në Vlorë në orët e vona të mbrëmjes janë plagosur me mjet prerës thikë dhe janë dërguar në spital. Në ambjentet e spitalit ka mbërritur edhe policia.
Mësohet se ngjarja ka mdodhur pas një konflikti mes disa të rinjve, në një prej blloqeve kryesore të banimit në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Ngjarja, e cila ndodhi në një nga rrugët kryesore të qytetit, ka përfunduar me përdorimin e mjeteve të mprehta, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Të plagosurit janë identifikuar si Kristi Konstadini dhe Indrit Halili, të dy 32 vjeç, banues në qytetin bregdetar.
Sipas burimeve paraprake, njëri nga të plagosurit mori goditje me thikë në trup dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Ndërkohë, një tjetër person ka përfunduar në spital me plagë më të lehta.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar dy persona në komisariat, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në përplasjen e ndodhur mes të rinjve. Paraprakisht dyshohet se përplasja ka nfodhur për motive të dobëta.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Dyshohet sipas imformacioneve të para se plagosja e dy personave ka ardhur pas një grindje.
Kanë nis hetimet lidhur me ngjarjen.