Aksident me pasojë plagosjen e drejtuesit të mjetit është shënuar në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Më pas mjeti është përmbysur.
Shoferi ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.