Kronikë

Sherri në Shkodër, POLICIA sqaron ngjarjen! Zbardhen identitetet e të plagosurit dhe autorit

Shkruar nga Liberale

Sherri në Shkodër, POLICIA sqaron ngjarjen! Zbardhen identitetet e

Zbardhen identitetet e të plagosurit dhe autorit në Shkodër ndërsa policia sqaron ngjarjen. I plagosur ka mbetur shtetasi Brigel Bizi, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Autori i dyshuar, Bledar Bylybashi është shoqëruar në komisariat.

Njoftim i policisë:

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme i shtetasit B. B., 28 vjeç, autori i dyshuar të ngjarjes.

Shtetasi B. B., 42 vjeç, ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH