Kronikë

Vlorë/ Finalizohet operacioni “Në gjurmë”, arrestohet një prej autorëve të vrasjes së Renato Hoxhës

Shkruar nga Liberale.al

Vlorë/ Finalizohet operacioni “Në gjurmë”, arrestohet

Policia e Vlorës finalizoi operacionin e koduar “Në gjurmë”, ku u arrestua një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së një 58-vjeçari, ngjarje që ndodhi në prill 2025 në qytetin e Vlorës.

I arrestuari është pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe kishte më parë dënime për armëmbajtje pa leje.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës.

Ngjarja ndodhi më 27 prill 2025 në lagjen “Hajro Çakërri”, ku u vra me armë zjarri shtetasi R. H., 58 vjeç. Gjykata ka vendosur arrest në burg për shtetasin K. B., 42 vjeç, i dyshuar si bashkëautor i vrasjes.

Policia vijon punën për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Materialet u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH